Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen, gjatë vizitës së tij në Gjenevë, të premten, pritet të takohet me zyrtarët e Unionit Ndërkombëtar të telekomunikacionit, për të negociuar një kod ndërkombëtar telefonik për Kosovën. Kërkesa ka për qëllim heqjen nga përdorimi i mëtejmë i kodit ndërkombëtar të Serbisë dhe Malit të Zi. Jessen-Petersen, kodin e posaçëm telefonik për Kosovën e cilësoi si një shtytje të madhe për ekonominë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG