Ndërlidhjet

PRAGË


Një përfaqësues i klerikut shiit të Irakut, Ayatollah Ali al-Sistani është vrarë së bashku me të birin dhe katër truprojet e tij. Një zyrtar i zyrës së Sistanit tha se të gjashtit u vranë mbrëmë në qytetin Salman Pak.
Në një sulm tjetër të kryengritësve sot në qendër të Bagdadit u vranë 6 persona dhe u rrëmbye një biznesmen turk.
Në Paris, presidenti i përkohshëm irakian do të bisedojë me presidentin francez Zhak Shirak, vendi i të cilit kundërshtoi luftën në Irak.
Në Uashington, presidenti Bush tha se lufta në Irak ka qenë e vlefshme, pavarësisht se nuk u gjetën armë të shkatërrimit në masë. Ai bëri komentet pas vendimit të Uashingtonit që t'i jepte fund kërkimit të armëve kimike e bërthamore në Irak.
XS
SM
MD
LG