Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Ministri i Jashtëm i Sllovenisë dhe kryesues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, Dimitrij Rupel, ka deklaruar se në Kosovë është i mundur progresi dhe se ndoshta ka ardhur koha për fillimin e bisedimeve. Pas fjalës së mbajtur para Këshillit të përhershëm të OSBE-së në Vjenë, Rupel ka thënë se të gjithë bashkëbiseduesit shqiptarë kanë shfaqur dëshirën për bashkëpunim me serbët e Kosovës, ndërsa serbët janë penduar për mospjesëmarrje në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG