Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë vendosur që ta suspendojnë ndihmën prej 10 milonë dollarësh për unionin Serbi – Mali i Zi, për shkak të mungesës së bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës për krime të luftës, ka thënë mbrëmë vonë, zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetitt, Richard Boucher. Një kohë të gjatë, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Beogradi të bashkëpunoj në mënyrë të plotë me Tribunalin, duke arrestuar dhe dorëzuar ish komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq dhe liderin politik, Radovan Karaxhiq. Zoti Boucher mëtutje ka shpjeguar se ky suspendim mund të tërhiqet nëse në të ardhshmen unioni Serbi – Mali i Zi, tregon bashkëpunim me Tribunalin e Hagës për krime të Luftës.
XS
SM
MD
LG