Ndërlidhjet

VJENË


Kryesuesi i rradhës i OSBE-së, shefi i diplomacisë sllovene, Dimitrije Rupel, ka vlerësuar se "Askush nuk beson se zgjidhja e statusit mund të shtyhet edhe shumë, sepse Kosova ende është çështje e nxehtë dhe e rëndësishme. Prandaj, diskutimi për ardhmërinë e Kosovës është i pashmangshëm. Por pa disa parakushte, nuk mund të fillohen bisedimet", deklaroi Rupel në një konferencë për shtyp në Vjenë, duke shtuar se koncepti 'standardet para statusit' ende është i rëndësishëm.
Rupel tha se gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, ka fituar përshtypjen se politikanët kosovarë e kanë kuptuar se duhet të respektohen të drejtat e pakicave.
Gjithashtu, tha Rupel, serbët e Kosovës duhet të kuptojnë se Kosova është shteti i tyre kurse kryeqytet Prishtina, e jo Serbia dhe Beogradi.
Rupel ka vlerësuar se nuk ekziston ndonjë rrezik i madh nga përhapja e problemit nga Kosova në rajon.
XS
SM
MD
LG