Ndërlidhjet

BAGDAD


Grupi militant Ansar al-Islam, ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e ndihmësit të udhëheqësit më të lartë shiitë, Ajatullah Ali al-Sistani. Në sulmin që ndodhi dje mbetën të vrarë dhe tre zyrtarë të një partie politike kurde.
Në të tjera incidente dhune pesë roje të Partisë Demokratike të Kurdistanit u vranë në Mosul. Në pjesën perëndimore të Irakut, 15 anëtarë të Gardës Kombëtare u rrëmbyen pas sulmit ndaj autokolonës së tyre.
Gjendja problematike e sigurisë vazhdon në Irak edhe pak javë para zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme.
Ndërkaq Organizata Ndërkombëtare e Migracionit po organizon votimet për 1.2 milionë irakianë jashtë vendit.
Në të tjera zhvillime një ushtar amerikan është dënuar me një vit burg, pasi ka qëlluar për vdekje një militant irakian të plagosur rëndë.
XS
SM
MD
LG