Ndërlidhjet

DARMSTADT/GJERMANI


Në fotografitë e para nga, hëna e Saturnit Titani, shihen materie të lëngëta dhe blloqe të akullit.
Shkencëtarët i analizojnë pamjet pasi dje sonda evropiane "Huygens" u lëshua me parashutë në sipërfaqen e Titanit, pas 7 vjet udhëtimi nga Toka.
Kreu i ekipit eksplorues planetar Gerhard Schwehm, tha se atmosfera e Titanit besohet të jetë e ngjashme me atë të Tokës, dhe mund të japë përgjigje për lindjen e jetës në planetin tonë.
"Titani është objekt shumë i rëndësishëm për sistemin tonë diellor. Është hëna e vetme në sistemin diellor që ka atmosferë të dendur, madje më të dendur se ajo e Tokës. Për ne, atmosfera e Titanit është model për atmosferën e Tokës para 4 miliardë vjetëve, përpara se të paraqitej jeta në Tokë", tha Schwehm.
Sonda Huygens, e cila në Saturn u bart me anijen kozmike Cassini, është projekt i përbashkët i agjencive kozmike evropiane, italiane dhe amerikane.
XS
SM
MD
LG