Ndërlidhjet

RAMALLAH


Mahmoud Abbas sot e bëri betimin për president të Autoritetit Palestinez.
Në komentet pas inaugurimit, Abbas tha se do t'ia zgjasë dorën për paqe Izraelit dhë kërkoi armëpushim të dyanshëm, për t'i dhënë fund asaj, qe ai e quajti "qark vicioz" i dhunës në Lindjen e Mesme.
"Në ditët e fundit kanë ndodhur një numër incidentesh. Ne i dënojmë këto veprime, qofshin nga forcat okupuese izraelite, apo reagime të disa grupimeve palestineze. Këto nuk e ndihmojnë procesin serioz të paqes", ka thënë Abbas.
Derisa Abbas fliste, 6 palestinezë u vranë nga armata izraelite në dy incidente të ndara në Rripin e Gazës. Kryeministri izraelit Ariel Sharon ka ndërprerë të gjitha kontaktet zyrtare me palestinezët, pas vrasjes së 6 izraelitëve në Gazë nga militantët palestinezë.
Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell i bëri thirrje liderit të ri palestinez t'i vërë nën kontroll grupet militante. Ndërkaq kryeministri palestinez Ahmed Qorei, tha se vendimi i Izraelit është i gabueshëm.
XS
SM
MD
LG