Ndërlidhjet

TEHERAN


Avokati i Shirin Ebadit, fitueses iraniane të Çmimit Nobel për Paqe, tha se Gjykata Revolucionare në Teheran ka shtyer seancën ku është dashur të paraqitet Ebadi.
Më herët Shirin Ebadi njoftoi se nuk do të paraqitet para gjykatës ashtu siç ishte urdhëruar, pasi që konsideron se procesi është ilegal, meqë nuk shpjegon arsyen e thirrjes së saj në gjyq. Avokati i saj, Mohamed Ali Dadkah ka thënë se kundër Ebadit është ngritur një ankesë private, por nuk ka dhënë detaje tjera. Gjykata Revolucionare e Iranit kryesisht është përgjegjëse për rastet e ndërlidhura me sigurinë kombëtare.
XS
SM
MD
LG