Ndërlidhjet

BANDA ACEH


Zëvendës sekretari amerikan i Mbrojtjes Paul Wolfovitz i ka vizituar vendet e goditura nga cunami shkatërrues, që la mbi 157 mijë të vrarë.
Gjatë vizitës në Tajlandë dhe në provincën Aceh të Indonezisë, Wolfovitz tha se Shtetet e Bashkuara duan ta zvogëlojnë angazhimin ushtarak në operacionet humanitare, sa më shpejt që këto operacione t'i marrin përsipër vendet përkatëse.
"Edhe njëherë, ne dëshirojmë që të lëmë vendin, sa më shpejt që të jetë e mundur", tha Wolfovitz.
Indonezia ka thënë se dëshiron, që trupat e huaj të largohen nga vendi deri në fund të marsit.
XS
SM
MD
LG