Ndërlidhjet

RAMALLAH


Dhuna në Gazë, skandali i zgjedhjeve dhe ndërperja e kontakteve me Izraelin kanë përcjellë betimin e sotëm të Mahmoud Abbasit si president i Autoritetit Palestinez.
"Betohem në Zotin se do të jem besnik ndaj atdheut, vendeve të shenjta, popullit dhe trashëgimisë kombëtare, duke e respektuar Kushtetutën dhe ligjet dhe duke mbrojtur interesat e popullit palestinez", është betuar Abbas.
Ai kërkoi armëpushim të dyanshëm, dhe tha se i zgjat "dorën e miqësisë" Izraelit. Abbaz duke dënuar incidentet nga të dy palët tha se ato nuk e ndihmojnë procesin serioz të paqes. Fjalët e tij erdhën derisa ushtarët izraelitë në dy incidente të ndara vranë 7 dhe plagosën 13 palestinezë.
Po sot, dhjetëra zyrtarë palestinezë të zgjedhjeve dhanë dorëheqje, duke thënë se zgjedhjet e javës së kaluar, në të cilat Abaz u shpall fitues, u përcollën me kërcënimin e votuesve dhe parregullsi tjera.
XS
SM
MD
LG