Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarët e Irakut bënë të njohura planet e sigurisë që për qëllim kanë pengimin e sulmeve të kryengritësve në ditën e zgjedhjeve. Ministri i kabinetit irakian Waeil Abdel Latif tha se komunikacioni do të jetë i kufizuar në tërë vendin, me qëllim që të pengohen shpërthimet e automjeteve bomba në qendrat e votimit. Ai tha se forcat irakiane të sigurisë do të jenë përgjegjëse për masat e sigurisë, kurse trupat e koalicionit do të ofrojnë përkrahje.
Një komandant i ushtrisë amerikane në Irak tha se forcat e koalicionit nuk mund të garantojnë se zgjedhjet do të zhvillohen pa incidente.
XS
SM
MD
LG