Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush tha se vendimi i votuesve për ta rizgjedhur atë tregon se publiku e ka ratifikuar qasjen e tij në Irak. Këto komente zoti Bush i bëri në një intervistë të botuar sot në të përditshmen Washington Post. Mëtutje, në këtë intervistë, presidenti amerikan ka thënë se nuk ka arsye që zyrtarët e administratës të mbahen përgjegjës për gabimet ose vlerësimet e gabuara për planet në Irakun e pasluftës. Më 20 janar presidenti Bush zyrtarisht e fillon mandatin e tij të dytë katërvjeçar.
XS
SM
MD
LG