Ndërlidhjet

XHAKARTË


Ministri i mbrojtjes i Indonezisë, Juwono Sudarsono ka thënë sot se nuk ekziston afat tremujor për tërheqjen e trupave të jashtme që janë të përfshira në operacionin masiv të dhënies së ndihmave për viktimat e cunamit. Këto komente zoti Sudarsono i bëri pas takimit me zëvendës sekretarin amerikan të mbrojtjes, Paul Wolfowitz. Më herët ka pasur informacione se Indonezia kishte kërkuar që trupat e jashtme, që po ndihmojnë të goditurit nga cunami, deri më 26 mars të këtij viti duhet të largohen nga ky vend.
XS
SM
MD
LG