Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon ka shpallur sot se ka urdhëruar trupat izraelite që të ndërmarrin operacione të pakufizuara kundër militantëve palestinezë në Rripin e Gazës. Siç informojnë agjencitë e lajmeve, në hapje të mbledhjes javore të kabinetit, Ariel Sharoni ka thënë se udhëheqja palestineze nuk po bënë asgjë për ndaljen e sulmeve kundër izraelitëve. Pas vrasjes së 6 izraelitëve në një vend kalim kufitar në Rripin e Gazës të enjten, Izraeli i ka ndërprerë të gjitha kontaktet me presidentin e ri të autoritetetit palestinez, Mahmoud Abbas.
XS
SM
MD
LG