Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Fituesja e cmimit Nobel për paqe Shirin Ebadi tha se është e gatshme të ballafaqohet me arrestimin për shkak të refuzimit të saj për të dalë para Gjykatës Revolucionare. Ebadi, ka thënë se Gjykata Revolucionare nuk ka baza ligjore për t'u marrë me ankesat private. Ministri i jashtëm iranian tha se dënimi më i madh për Ebadin do ishte pagimi i një gjobe prej 57 dollarësh. Gjykata revolucionare është përgjegjëse kyesisht për rastet që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare sic është spiunimi.
XS
SM
MD
LG