Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Një fëmijë është vrarë nga një sulm i kryengritësve mbi një patrullë ushtarake amerikane në Mosul.
Po në Mosul, ushtarët amerikanë vranë 5 rebelë. Një polic irakian është vrarë nga kryengritësit në Ramadi.
Grupi i kryengritësve Ansar al Sunnah ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin e 15 anëtarve të Gardës Irakiane, që u zhdukën javën e kaluar.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri irakian Barham Salih, është cituar të ketë thënë se raportet e shërbimeve informative sugjerojnë se kryengritësit irakianë dhe militantët e huaj myslimanë janë duke bashkëpunuar për të kryer sulme të egra gjatë zgjedhjeve të 30 janarit.
XS
SM
MD
LG