Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen po bisedon në Beograd me presidentin serb Boris Tadiq dhe kryeministrin Vojisllav Koshtunica.
Zyrtarët e UNMIK-ut kanë njoftuar se Jessen Peterseni do të kërkojë nga liderët serbë vazhdimin e dialogut për cështjen e të zhdukurve. Vizita do të përqendrohet edhe në cështjet, që kanë të bëjnë me decentralizimin dhe mbrojtjen e pakicave në Kosovë. Zyrtarët e Beogradit, ndërkaq, kanë thënë se në agjendë do të përfshihet edhe problemi i furnizimit me energji elektrike të fshatrave serbe ne Kosovë.
XS
SM
MD
LG