Ndërlidhjet

ZAGREB


Presidenti kroat Stipe Mesiq ka premtuar se në mandatin e tij të dytë pesëvjecar që e fitoi lehtësisht në zgjedhjet e djeshme, do ta çojë vendin në Bashkimin Evropian.
"Duhet të kemi konsensus kombëtar për qëllimin tonë dhe mund ta bëjmë këtë nëse jemi të bashkuar. Ka parti dhe opinione të ndryshme, por qëllimi ynë strategjik duhet të jetë i njëjtë. Apeli im për ju është: Le të ecim drejt një Kroacie moderne për të gjitëh qytetarët e saj", ka thënë Mesiq në fjalimin tij të fitores.
Komisioni Qendror Zgjedhor tha se Mesiq siguroi 66 për qind të votave, ndërsa rivalja e tij Jadranka Kosor 34 për qind.
XS
SM
MD
LG