Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, ka zhvilluar takime me drejtuesit më të lartë të Serbisë, gjatë vizitës së tij një ditore në Beograd.
Furnizimi me energji elektrike i fshatrave ku banojnë serbët ishte kërkesa kryesore e presidentit dhe kryeminsitrit të Serbisë ndaj UNMIK-ut.
Fshatrave në fjalë KEK-u u ka ndërprerë furnizimin me energji për shkak të mospagesës disa vjecare të rrymës. Jessen Petersen, sipas kumtesës së qeverisë serbe, ka premtuar se do të marrë të gjitha masat për zgjidhjen e këtij problemi.
Në deklaratën e zyrës së presidentit serb, Tadic, thuhet se "është e pamundur të zgjidhen cështjet politike në një kohë kur serbët në Kosovë jetojnë pa energji elektrike". Pas zgjidhjes së këtij problemi pritet të diskutohen cështjet e sigurisë, personave të zhdukur dhe decentralizmit, njoftohet nga zyra e Koshtunicës.
Shefi i UNMIK-ut do takohet pasditen e sotme dhe me ambasadorët e vendeve të Grupit të Kontaktit.
XS
SM
MD
LG