Ndërlidhjet

logo-print

ZAGREB


Presidenti i sapo rizgjedhur i Kroacisë, Stipe Mesic, ka premtuar se do ta udhëheqë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë mandatit të tij të dytë presidencial.
"Na duhet të arrijmë një mirëkuptim kombëtar për qëllimet tona, cfarë mund të mundësohet kur të jemi të bashkuar. Ka parti e opinione të ndryshme, por qëllimet strategjike të të gjithëve duhet të jenë të njëjta. Apeli im për ju është: Të drejtojmë së bashku për një Kroaci moderne, për një shtet të gjithë qytetarëve të saj", tha Mesic në fjalimin e fitores.
Dje u zhvillua në Kroaci raundi i dytë i zgjedhjeve, ku përballë Mesicit ishte zëvendëskryeminsitrja Jadranka Kosor.
XS
SM
MD
LG