Ndërlidhjet

LISBON


Futbollisti i Mancester United, portugezi Ronaldo, ka paralajmëruar se do të ftojë si mysafir fëmijën 7 vjecar që i shpëtoi sunamit si dhe golin e tij të parë në ndeshjet e ardhshme do t'ia kushtojë djaloshit 7 vjecar me emrin Martunis. Martunis është gjetur buzë oqeanit në Indonezi nga një ekip televiziv britanik. Ai kishte qëndruar aty i vetmuar për tre javë, derisa kishte të veshur një fanellë të kombëtares portugeze. Martunis nga sunami humbi nënën, vëllain dhe motrën. Kryetari i federatës portugeze të futbollit ka thënë se do propozojë që Martunisit dhe të atit të tij t'i blihet një shtëpi ku do vazhdonin jetën normalisht.
XS
SM
MD
LG