Tetë ushtarë të Gradës Irakiane janë vrarë nga sulmues të armatosur, 11 persona vdiqën nga një sulm vetvrasës, derisa tre kufoma civilësh dhe e një ushtari irakian janë gjetur gjatë ditës në Ramadi. Ky është bilanci i viktimave gjatë ditës si pasojë e sulmeve të ndara në Irak. Rritja e sulmeve në prag të zgjedhjeve synon të frikësojë qytetarët që të mos marrin pjesë në votime. Ndërkaq në 14 vende kanë filluar regjistrimet irakianëve në mërgim për votimet e 30 janarit. Lidhur me përgatitjet teknike Annan ka theksuar:
"Sa i përket përgatitjeve teknike gjithcka është gati. Kemi bërë cdo gjë që është e nevojshme për zhvillimin e zgjedhjeve, por natyrisht situata është larg nga idealja."
Në të tjera zhvillime Hollanda do tërheqë 1'400 trupat nga Iraku deri në 15 mars, ka bërë të ditur kryeministri hollandez.