Ndërlidhjet

TEHERAN


Ministri iranian i mbrojtjes Ali Shamkani tha se vendi i tij ka aftësi ushtarake për të penguar sulmet kundër tij. Komentet e tij vijnë një ditë pasi presidenti amerikan George Bush tha se nuk perjashton aksionin ushatarak kundër Iranit, nëse ky vend nuk bashkëpunon rreth programeve të dyshuara për armët bërthamore.
"Shpresoj se ne mund ta zgjidhim këtë me rrugë diplomatike, por unë kurrë nuk e heq asnjë opcion nga tavolina", ka thënë Bush në një televizon amerikan.
Irani mohon se po ndërton armë bërthamore duke thënë se programet tij brthamore kanë të bëjnë me krijimin e energjisë.
XS
SM
MD
LG