Ndërlidhjet

BAGDAD


Iraku tha se planifikon t'i mbyllë kufinjtë, të zgjasë orën policore dhe të kufizojë lëvizjet brenda vendit për të penguar sulmet gjatë zgjedhjeve, kurse ministri i Brendshëm Falah Najip paralajmëroi se vendi mund të shkasë në luftë civile, nëse minoriteti sunit i bojkoton zgjedhjet e 30 janarit.
Sot, një autobombë shpërtheu afër zyrave të partisë kryesore politike shiite në Bagdad, duke vrarë 2 persona, ndërsa Vatikani njoftoi se është liruar kryepeshkopi, i cili të hënën u rrëmbye afër Mosulit.
XS
SM
MD
LG