Ndërlidhjet

TEHERAN


Ministri iranian i Mbrojtjes Ali Shamkani tha se vendi i tij ka aftësi ushtarake për të penguar sulmet kundër tij. Komentet e tij vijuan një ditë pasi presidenti amerikan George Bush tha se nuk e përjashton aksionin ushatarak kundër Iranit, nëse ky vend nuk bashkëpunon rreth programeve të dyshuara për armët bërthamore.
"Shpresoj se ne mund ta zgjidhim këtë me rrugë diplomatike, por unë kurrë nuk e heq asnjë opcion nga tavolina", deklaroi Bush.
Irani mohon se ndërton armë bërthamore duke thënë se programet kanë të bëjnë me krijimin e energjisë.
XS
SM
MD
LG