Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Kandidatja për Sekretare të shtetit Condoleezza Rice tha se Shtetet e Bashkuara do t'i japin shtytje diplomacisë në mandatin e dytë të presidentit Bush.
Në dëshminë para Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë, Rice tha se diplomacia amerikane duhet të përdoret për "të krijuar baraspeshë të fuqive në botë që favorizojnë lirinë".
"Tash është koha për diplomacinë", tha Rice.
"Amerika dhe bota e lirë edhe një herë janë angazhuar në një luftë të gjatë kundër ideologjisë së urrejtjes, tiranisë dhe terrorit. Këto sfida ne duhet t'i përballim me vizionin, guximin dhe vendosmërinë e njëjtë që dominoi në periudhën pas Luftës së Ftohtë", tha Rice.
Në pyetjen rreth planeve të administratës për Kosovën, Rice deklaroi:
"Mendoj se Kosova është prioritet i lartë sepse do të ndihmonte të kompletohet rindërtimi i Evropës. Në fakt, përderisa nuk zgjidhen çështjet në Ballkan, do të jetë vështirë të mendohet për një Evropë vërtetë të tërë dhe të lirë. Prandaj, ne duhet t'i zgjidhim çështjet e mbetura në Ballkan", deklaroi Rice, e cila u përball me pyetje të ashpra nga demokratët mbi rolin e saj si këshilltare për siguri kombëtare rreth luftës në Irak.
Megjithate, pritet që Rice lehtë të votohet nga Senati.
XS
SM
MD
LG