Ndërlidhjet

PRISHTINË


Për një efikasitet më të madh në zbatueshmërinë e ligjeve, Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, i ka rekomanduar administratës së UNMIK-ut që t'u japë ndihmën e nevojshme institucioneve të Kosovës në zbatimin e ligjeve.
Duke patur parasysh se institucionet vendore e kanë filluar me vonesë zbatimin e ligjeve dhe se në Kosovë ende ka zbrazëti ligjore, OSBE-ja ka rekomanduar themelimin e një mekanizmi, i cili do të mbikqyrte zbatimin e ligjeve.
Këto vlerësime dhe rekomandime janë publikuar sot nga Departamenti i të Drejtave të Njeriut dhe Sundimit të Ligjit, që vepron në kuadër të Misionit të OSBE-së në Kosovë.
XS
SM
MD
LG