Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryengritësit kanë kryer një seri sulmesh me bomba në Bagdad, të gjitha brenda 90 minutave, që vranë të paktën 9 persona.
Më parë ushtria tha se janë vrarë 26 persona.
Njëri nga sulmet u krye pranë ambasadës australiane, për ç'gjë ka marrë përgjegjësinë grupi i kryesuar nga aleati i Al Qaidës Abu Musab al Zarqawi.
Në zhvillime tjera, kryeministri britanik Tony Blair, ka thënë se ushtria britanike nuk do të tolerojë abuzim tjetër të të burgosurve irakianë. Ai i bëri komentet pasi që tre ushtarët britanikë po përballen me gjyq ushtarak nën akuzat për abuzime me të burgosurit.
XS
SM
MD
LG