Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, ka thënë se dhuna në Irak, do të pengojë që zgjedhjet e 30 janarit tw zhvillohen normalisht dhe t'i arrijnë standardet evropiane.
"Nëse qeveria irakiane konfirmon qëllimet e saj për t'i mbajtur zgjedhjet me gjithë vështirësitë, legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve, pavarësisht nga rezultati do të duhej të gjykohej nga populli i Irakut", ka thënë Lavrov.
Në një konferencë për gazetarë, Lavrov tërhoqi vërejtjen kundër përdorimit të forcës në Iran, duke thënë se problemi i programeve nukleare duhet të zgjidhet vetëm me rrugë diplomatike.
XS
SM
MD
LG