Ndërlidhjet

UASHINGTON


Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit amerikan miratoi sot emërimin e Condoleezza Rice sekretare të shtetit.
Rice mori aprovimin pas seancës dyditëshe dëgjimore të komitetit të senatit.
Duke mbrojtur luftën në Irak, Rice sërish ka thënë se ka pasur lidhje mes Sadamit dhe al Qaidës:
"Nuk ka të bëjë me lidhje vepruese, por është në pyetje qëndrimi i Sadamit ndaj terrorizmit, që i lejoi Abu Musab al Zarqawit të qëndrojë në Bagdad dhe të veprojë jashtë Bagdadit", ka thënë ndër të tjera Rice.
Pas aprovimit, Colin Powell i ofroi lamtumirën punonjësve të Departamentit Amerikan të Shtetit.
"Ne duhet të shikojnë prapa me kënaqësi, pasi për shumë suksese, kemi merita së bashku me presidentin, qoftë për reagimin efektiv që e bëmë me luftën globale kundër terrorizimit, pas sulmeve të 11 shtatorit, me të cilin tërhoqëm tërë botën së bashku kundër këtij kërcënimi për civilizimin, qoftë për rrëzimin me sukses nga pushteti dy nga regjimet më despotike në botë, atë në Kabul dhe Bagdad", ka thënë Powell.
XS
SM
MD
LG