Ndërlidhjet

logo-print

KIEV


Gjyqi suprem i Ukrainës mbrëmë vonë përfundimisht e ka hapur rrugën për inaugurimin e Viktor Jushçenkos në postin e presidentit. Gjyqi suprem e refuzoi edhe ankesën e fundit të rivalit të tij për president, Viktor Janukoviq lidhur me rundin e dytë të përsëritur të zgjedhjeve më 26 Dhjetor të vitit të kaluar. Parlamenti i Ukrainës vendosi që inaugurimi i zotit Jushçenko të bëhet të dielën më 23 Janar.
XS
SM
MD
LG