Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 13 njerëz u vranë dhe 40 u plagosën nga shpërthimi i automjetit bombë afër një xhamie shiite në Bagdad. Policia tha në viktimat ka gra dhe fëmijë.
Po sot, ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se një ushtar amerikan është vrarë ndërsa tjetri është plagosur gjatë bastisjeve të strehimoreve të dyshuara të kryengritësve në Bagdad.
Ndërkohë, lideri i militantëve Abu Musab al-Zarqawi u ka bërë thirrje ithtarëve të vet të përgatiten për luftë të shenjtë e të gjatë kundër koalicionit, të prirë nga forcat amerikane në Irak. Në deklaratën, grupi i tij e ka marrë përgjegjësinë për sulmin afër bazës britanike, ku u plagosën 9 ushtarë britanikë.
Zyrtarët amerikanë kanë ofruar 25 milionë dollarë për kapjen apo vrasjen e al-Zarqawit, i cili ia ka shprehur besnikërinë liderit të Al Kaidës, Osama bin Laden.
XS
SM
MD
LG