Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Komisionari për zgjerim në Bashkimin Evropian, Olli Rehn tha sot se synon që vendeve të Ballkanit perëndimor tu japë një "perspektivë të qartë evropiane". Duke folur para nisjes së tij për vizitë në rajon, zoti Rehn tha se "është koha që të përfundoj procesi i stabilizimit, që të konsolidohet progresi i deritashëm dhe të lëvizet përpara".
Ai, mëtutje, u tërhoqi vërejtjen qeverive në rajon që të bashkëpunojnë me Tribunalin e Hagës. Agjencia DPA informon se Olli Rehn të hënën do të qëndroj në Kosovë ndërsa pastaj parashihet edhe vizita në Beograd.
XS
SM
MD
LG