Ndërlidhjet

LONDËR


Në mbarë botën me interesim u ndoq fjalimi i djeshëm inaugurues i presidentit amerikan George Bush. Aleatët aziatikë ngrohtësisht e mirëpritën mandatin e dytë të zotit Bush, ndërsa Koreja Veriore i gjykoi Shtetet e Bashkuara si "shkatërrues të demokracisë". Në Britani disa gazeta theksuan se presidenti amerikan, gjatë fjalimit të tij, 27 herë e ka përdorë fjalën liri, ndërsa asnjëherë nuk e ka përmendur Irakun. Ish sekretari i jashtëm britanik, Robin Cooc, në një artikull në Gardianin londinez shkruajti se "kontrasti më i madh ishte ndërmjet vetëkënaqësisë së administratës lidhur me fitoren e saj zgjedhore dhe dështimit shkatërrues ushtarak të aventurës në Irak". Presidenti pakistanez, Pervez Musharraf i ka dërguar letër urimi presidentit Bush duke premtuar vazhdimin e përkrahjes për fushatën anti-trror të Shteteve të Bashkuara. Në një editorial në gazetën Hindustan Times në Nju Delhi, kërkohet angazhim më i madh amerikan me Indinë dhe theksohet një lloj shqetësimi për "përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për Pakistanin".
XS
SM
MD
LG