Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga Iraku sot raportohet për dhunë që shkaktoi vrasjen e shumë personave. Gjatë kërkimeve për kryengritës të dyshuar në Bagdadin jugperëndimor u vra një ushtar amerikan dhe një tjetër është plagosur. Nga të shtënat e kryengritësve kundër një helikopteri të ushtrisë italiane, në Bagdadin jugor, është vrarë një ushtar italian. Gjashtë ushtarë irakianë dhe tre kontraktorë janë vrarë në hapësirat e sunitëve në Bagdadin verior. Nga një sulm vetëvrasës me makinë bombë afër një xhamie të shiitëve në Bagdad janë vrarë 14 persona dhe plagosur 40 të tjerë. Agjencitë e lajmeve informojnë se dhuna po shtohet me afrimin e zgjedhjeve të parapara për 30 janar.
XS
SM
MD
LG