Ndërlidhjet

BRUKSEL


Funksionimi i shtyllës së katërt të UNMIK-ut do jetë në qendër të vizitës së eurokomisionerit për zgjerim Oli Rehn, që në fillim të javës së ardhshme viziton Kosovën. Rehn, i cili filloi një turne ballkanik, do qëndrojë edhe Beogradin, ku bashkëpunimi me Gjykatën e Hagës do jetë tema kryesore. Së fundi Rehn ka kërkuar gjetjen e një qëndrimi të përbashkët mes Uashingtonit e Brukselit rreth të ardhmes së Kosovës, por ka kundërshtuar kalimin e administratës ndërkombëtare nën drejtimin e BE-së.
XS
SM
MD
LG