Ndërlidhjet

KIEV


Në Parlamentin e Ukrainës ka filluar ceremoniali i inaugurimit të Viktor Yushchenkos për president të Ukrainës, një muaj pasi e mundi ish kryeministrin Viktor Yanukovich në rivotimin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Paraprakisht, Yushchenko u zotua ta luftojë korrupcionin dhe t'i forcojë lidhjet e Ukrainës me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, por njëkohësisht duke i ruajtur marrëdhëniet e mira me Rusinë.
"Uniteti dhe integriteti i Ukrainës mendoj se janë qëllimet, për të cilat ia vlen të jetohet dhe të përkushtohet jeta, dhe unë këtë do ta bëj", tha Yushchenko.
Në ceremonialin marrin pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit Colin Powell dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer.
Powell tha se inaugurimi i sotëm është "moment historik" për popullin e Ukrainës, dhe e siguroi presidentin e ri për vazhdimin e mbështetjes amerikane për Ukrainën.
XS
SM
MD
LG