Ndërlidhjet

BAGDAD


Autoritetet irakiene i shpallën masat e sigurisë për zgjedhjet, të cilat pothuajse do ta izolojnë vendin nga bota e jashtme.
Ministri i brendshëm Falah al-Najib tha se aeroporti ndërkombëtar i Bagdadit do të mbyllet për tre ditë, do të ketë orë policore, kufizim të lëvizjeve, ndalim të mbajtjes së armëve për civilët, ndërsa kufinjtë e Irakut gjithashtu do të mbyllen.
Zyrtari i Kombeve të Bashkuara për zgjedhjet në Irak Carlos Valenzuela, tha se kushtet për votime nuk janë ideale, por ka gjasa votimet të kenë sukses ndërsa rezultatet të jenë të pranueshme, të besueshme dhe legjitime.
"Droja më e madhe kuptohet që vjen shkaku i rrethanave të sigurisë. Komisioni i Zgjedhjeve ka shumë punë në nivelin lokal, dhe njerëzit punojnë në kushte shumë të vështira. Tash kjo me siguri është brenga jonë kryesore. Kuptohet që edhe frikësimi i votuesve mund të ketë ndikim në daljen në votime", tha Valenzuela.
Nga Dubai njoftohet për një mesazh të ri të Abu Musab al-Zarqawi, terroristit të ndërlidhur me rrjetin Al Kaida, në të cilin ai ka shpallur luftë në ditën e zgjedhjeve në 30 janar.
XS
SM
MD
LG