Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri i përkohshëm irakien Iyad Allawi e ka shfaqur shpresën që zgjedhjet e ardhshme në Irak t'i japin fund dhunës në vend.
Allawi i tha televizionit britanik se Iraku është i përcaktuar ta çojë përpara procesin politik dhe të ecë drejt demokracisë, por shtoi se është tepër herët të flitet për tërheqjen e forcave të koalicionit nga Iraku.
Megjithate, kryeterroristi i Irakut Abu Musab al-Zarqawi, në mesazhin e tij të fundit tha se u ka shpallur luftë zgjedhjeve të 30 janarit.
Në audoincizimin e bërë publik përmes një uebsajti islamik, Allawi tha se qëllimi i zgjedhjeve është që Iraku të sundohet nga "mosbesimtarët shiitë".
Ndërkohë, autoritetet irakiene i shpallën masat e sigurisë për zgjedhjet, të cilat pothuajse do ta izolojnë vendin nga pjesa tjetër e botës.
Ministri i brendshëm Falah al-Najib tha se aeroporti ndërkombëtar i Bagdadit do të mbyllet për tre ditë, do të ketë orë policore, kufizim të lëvizjeve, ndalim të mbajtjes së armëve për civilët, ndërsa gjithashtu do të mbyllen edhe kufinjtë e Irakut.
XS
SM
MD
LG