Ndërlidhjet

BAGDAD


Një automjet-bombë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm pranë selisë së kryeministrit irakain, Ijad Allaui, duke shkaktuar plagosjen e së paku 10 personave, tetë nga të cilët policë vendorë.
Sulmi është marrë përsipër nga militantët e Abu Musa al Zarkauit, dy nga ndihmësit kryesorë të të cilit janë arrestuar, kanë njoftuar burime irakiane.
Abu Omar al-Kurdim, një nga të arrestuarit është përgjegjës për së paku 32 sulme drejtuar kundër forcave të koalicionit, atyre irakiane dhe civilëve, përfshi sulmin kundër selisë së Kombeve të Bashkuara në Bagdad në gusht të 2003.
XS
SM
MD
LG