Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës, Viktor Jushcenko, ka emëruar si kryeministre, Julia Timoshenkon, një nga drejtueset e opozitës ukrainase. Në të tjera zhvillime Jushcenko ka mbërritur në Rusi, në vizitën e parë zyrtare që nga marrja e postit. Jushcenko do takohet me presidentin rus Putin, i cili ka shfaqur hapur mbështetjen për rivalin e Jushcenkos, ish- kryeministrin pro-rus Viktor Janukovic.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Aleksander Jakovenko, ka theksuar se mardhëniet mes dy vendeve janë të forta.
"Mardhëniet mes Ukrainës dhe Rusisë janë të përcaktuara nga historia, gjeografia, ekonomia dhe padiskutim nga fatet e dy popujve tanë. Natyrisht mardhëniet tona zhvillohen në bazë të interesave kombëtare të të dy vendeve dhe dy popujve", tha Jakovenko.
XS
SM
MD
LG