Ndërlidhjet

TEHERAN


Cdo sulm kundër Iranit do të jetë gabim i madh strategjik, kanë tërhequr sërish vëmendjen zyrtarët iranianë, pas informacioneve se Uashingtoni përgatitet për sulme kundër caqeve ushtarake iraniane.
Hamid Riza Asefi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka theksuar se gjasat për sulme ushtarake amerikane kundër vendit të tij janë të ulëta.
"Në thelb të propagandës amerikane është militarizmi, që do të thotë se Shtetet e Bashkuara e ndërtojnë propagandën e vet mbi baza ushtarake. Edhe deklaratat e fundit i shohim si pjesë të luftës psikologjike", tha Asefi.
Më tej ai ka shtuar se janë zbuluar fluturime me qëllime spiunazhi mbi territorin iranian.
Së fundi presidenti Bush ka theksuar se ndërhyrja ushtarake nuk përjashtohet për të zgjidhur krizën e programeve të dyshuara bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG