Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Admirali Michael Mullen, komandanti i NATO-s për Evropën Juglindore ka diskutuar me zyrtarët më të lartë serbë për reformat në mbrojtje si kusht për integrim dhe për gjendjen e sigurisë në rajon, përfshi Kosovën.
Mullen është takuar me ministrin e mbrojtjes Davinic, kryeministrin serb Koshtunica dhe presidentin Tadic.
Në të tjera zhvillime aktivistë të partive të ndryshme politike kanë protestuar sot para kryeministrisë duke kërkuar nga kryeminsitri që të zgjohet. Ata i kanë dorëzuar atij dhe një diplomë "për përpjekje të jashtëzakonshme në drejtimin e Serbisë drejt errësirës", vecanërisht për mosbashkëpunimin me Gjykatën e Hagës, gjë që ka dëmtuar rëndë përpjekjet e Serbisë për integrim.
XS
SM
MD
LG