Ndërlidhjet

PEKIN


Zyrtarë dhe ekspertë nga vendet e Azisë sot e fillojnë një takim dyditësh në Pekin për të diskutuar mundësitë e ndërtimit të sistemit për alarmim nga cunami. Pjesëmarrësit në këtë konferencë kanë thënë se sistemi për alarmim në Oqeanin Indian do të kishte ndihmuar në zbutjen e pasojave nga cunami, që më 26 dhjetor të vitit të kaluar, goditi vendet nga Indonezia e deri në Afrikën Lindore. Një sistem i tillë tashmë ekziston në Paqësor.
XS
SM
MD
LG