Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia irakiene sot u përlesh me militantët në një paralagje të Bagdadit, ndërsa gjykatësi irakien Qais Hashim Shameri dhe truproja e vet e humbën jetën kur persona të armatosur i zunë pusinë automjetit të tij në kryeqytetin e Irakut.
Militantët rregullisht i kanë goditur zyrtarët e qeverisë së përkohshme dhe policët, në sulmet në prag të zgjedhjeve të së dielës.
Po sot, një ushtar amerikan ndërroi jetë nga plagët që dje kishte marrë nga një mjet shpërthyes në Bagdad.
XS
SM
MD
LG