Ndërlidhjet

LONDËR


Human Rights Watch tha se forcat irakiene të sigurisë kanë torturuar dhe abuzuar të burgosit.
Mbi raportin e publikuar sot, Sarah Leah Whitson drejtuese ekzekutive për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, për radion "Evropa e Lirë" deklaroi:
"Të intervistuarit raportuan se kanë qëndruar varur në tavan, janë rrahur me shufra metali dhe shkopinj, u janë ngjitur kabllo elektrikë, janë privuar nga uji dhe nga ushqimi", tha Whitson.
Në raportin, Human Rights Watch tha se as Shtetet e Bashkuara e as Britania "publikisht nuk i kanë trajtuar këto ngjarje si shqetësime".
Zëdhënësi i kryeministrit të përkohshëm Iyad Allawi refuzoi t'i komentojë vlerësimet, ndërsa ministria e Jashtme në Londër tha që e mirëpret raportin dhe do ta studjojë.
XS
SM
MD
LG