Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Ky është momenti i fundit që të diskutohet statusi i Kosovës, ka qenë qëndrimi që ka dalë gjatë disa debateve të zhvilluara sot në Bruksel.
Paraditën e sotme kanë diskutuar ekspertë dhe personalitete ndërkombëtare në takimin e organizuar nga Grupi Ndërkombëtar të Krizave.
Në takim, përfaqësuesi i UNMIK-ut e ka vlerësuar pozitivisht raportin e GNK-së, duke theksuar se në Kosovë, status quo-ja më nuk mund të vazhdojë.
Ndërkaq pasdite, çështja e Kosovës është diskutuar edhe në parlamentin Evropian.
Europarlamentarët kanë qenë të qëndrimit se nuk duhet pritur më për të diskutuar të ardhmen e Kosovës.
XS
SM
MD
LG