Ndërlidhjet

VJENË


Koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, ka kritikuar punën e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.
"Duhet të dënojmë krimet kundër njerëzimit kudo që janë bërë. Por, kjo nuk bënë të harrojmë që në formë kritike të vështrojmë rezultatet e deritashme", tha Busek në intervistën për gazetën austriake "Kurrir".
"Është vështirë të shpjegohet se përse gjykimi i Sllobodan Millosheviqit zhvillohet kaq ngadalë, ndërsa procesi kundër Sheshelit ende nuk ka filluar", thotë Busek për të shtuar se "transmetimet nga salla e gjykimeve kuptohen si argëtime ose mesazhe për kombin".
Duke kritikuar edhe strategjinë e Tribunalit, Erhard Busek, ka thënë se "paraqitja në Kosovë në kohën e formimit të qeverisë dhe krijimi i përshtypjes se kryeministri i ri do të marrë biletë njëdrejtimëshe për Hagë është kundërproduktive në kohën e angazhimeve të vështira për stabilizimin në Kosovë"
XS
SM
MD
LG