Ndërlidhjet

JERUSALEM


Zyrtarë të lartë izraelitë dhe palestinezë shqyrtuan sot mundësinë e mbajtjes së një takimi ndërmjet kryeministrit izraelit Ariel Sharon dhe kryetarit të autoritetit palestinez Mahmud Abaz. Ky do të ishte takimi i parë në nivel udhëheqësish ndërmjet Izrealit dhe Palestinës në katër vitet e fundit. Ndërkohë, kryeministri palestinez Ahmed Kurei, në një konferencë për shtyp në Ramallah kërkoi ndërprerjen e sulmeve zraelite. "Është kërkesë kryesore e jona që Izraeli të ndalojë agresionin, arrestimet dhe vrasjet. Dje ata arrestuan 45 persona në Bregun Perendimor. Cfarë do të thotë një gjë e tillë? Ne po përpiqemi për paqe, ndërsa Izraeli po kryen këto akte, ka thënë Kurei, duke përmendur edhe vrasjen e një vajze palestineze sot në mëngjes.
XS
SM
MD
LG